Arne Sannes Bjørnstad: Shpresuam se kufiri do të hapet këtë vit, por tani e shohim që më së afërti që mund të ndodh vitin e ardhshëm
Është për keqardhje që po zgjat kaq shumë hapja e pikës kufitare Miratoc- Llojan.
Përveç Ambasadës Norvegjeze ka edhe të tjerë që po punojnë mjaftushëm për këtë çështje, kështu që unë do të mundohem për të zgjidhur problemin që mbyllja e këtij kufiri ka krijuar për popullatën lokale në të dy anët e kufirit ka thënë në intervistën eskluzive për preshevacom Ambasadori i Norvegjisë në Beograd, Arne Sannes Bjørnstad.
Akti i parë që duhet të bëhet tani është të arrihet një marrëveshje formale në mes të dy shteteve për hapjen e kufirit dhe të përcaktohet pozicionimi i ri i kufirit. Duhet të bëhen investime të konsiderueshme sepse kufiri i vjetër nuk i plotson kriteret e bashkimit evropian, kështu që duhet të bëhet investim i madh pasi të specifikohet se ku saktësisht do të ndërtohet pika kufitare dhe pasi të specifikohen të gjitha çështjet teknike.
Por unë mendoj që ajo çfarë është më e rëndësishme tani është të arrihet marrëveshja, realisht ata veç se janë dakorduar ta bëjnë këtë mirëpo kjo marrëveshje duhet të formalizohet dhe të vendosin për të gjitha detajet dhe unë mendoj që tani ky është prioriteti thotë ambasadori norvegjez.
Kur bëhet fjalë për datën e hapjes së kufirit realisht e kemi diskutuar vitin e kaluar dhe kemi shpresuar në mundësinë e hapjes së kufirit këtë vit, mirëpo problemi është që janë shfaqur disa çështje teknike që e kanë penguar punën sepse e dimë që të dy shtetet si Maqedonia Veriore ashtu edhe Serbia po synojnë ti bashkohen BE-së.
Dhe realisht do të ishtë një shpenzim i kotë të investohet në një pikë kufitare që duhet të rindërtohet, gjithsesi është më mirë që kufiri të ndërtohet konform standardeve europiane, siç është në mes të Serbisë dhe Kroacisë, apo Serbisë dhe Çekisë e që kjo merr kohë.
Unë duke përfshirë dhe kolegët e mi, kemi shpresuar se kufiri do të hapet këtë vit, por tani po e shohim që më së afërti që mund të ndodh është aktualisht viti i ardhshëm duke i marrë parasysh të gjitha çështjet teknike që duhet të zgjidhen për të cilat ende po punohet ka thënë Ambasadori i Norvegjisë në Beograd, Arne Sannes Bjørnstad.
Nëse gjithçka shkon sipas planit shpresoj që kufiri do të hapet verën e ardhshme por nuk mund të premtoj asgjë pasiqë që gjendja është më komplekse se që fillimisht e kemi menduar siç është instalimi i rrjetit dhe të gjithë çështjeve të tjera teknike që duhen ti përmbushin Kërkesat moderne të një pike kufitare thotë diplomati norvegjez që njëherit do të jenë edhe financues të këtijë projekti jetik për banorët që jetojnë në të dy anët e kufirit.