Lajme

Asfaltohet rruga katër korsi Gjilan – Livoç

Gjilan, 15 korrik 2019 – Komuna e Gjilanit është duke punuar njëkohësisht në realizimin e kontratave që kapin vlerën e miliona eurove në rrafshin e asfaltimeve të rrugëve dhe projekteve të shumta në investimet kapitale, të cilat po e shndërrojnë Gjilanin në qytet model.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se punimet që janë duke u bërë në përmbylljen e projektit të zgjerimit të rrugës Gjilan – Ferizaj, që njëkohësisht edhe do të krijoj lehtësira të mëdha në qarkullimin e automjeteve, po i japin Gjilani një pamje krejt ndryshe nga ajo që kishte.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar dhe në bazë të planit dinamik, sot është asfaltuar rruga me katër korsi Gjilan – Ferizaj. Pas asfaltimit do të aktivizohet edhe ndriçimi publik, që kjo rrugë për një kohë shumë të gjatë nuk e kishte. Krahas kësaj rrugë është duke u punuar në mënyrë permanente edhe në rrugën e Kumanovës e cila është në afërsi të saj rruge dhe kyçjet që janë të kontraktuara me rrethrrotullim në këtë aks rrugor, pranë hyrjes së Spitalit Regjional. Kjo trase e rrugës në formatin katër korsi do të vazhdoj deri te furra Çoçaj dhe kështu do të përmbyllet ky segment i veçantë, për të vazhduar me hyrje daljen në drejtim të Prishtinës”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka falënderuar banorët në këtë rrugë dhe komunitetin e biznesit që nuk kanë penguar në asnjë moment gjatë realizimit të punimeve në këtë projekt.

Përndryshe, siç ka njoftuar kryetari Haziri, Komuna e Gjilanit do të vazhdoj me realizimin e projekteve në infrastrukturë pa e penguar qarkullimin e veturave edhe pse në këtë fazë ka një rritje të qarkullimit me ardhjen e qytetarëve të Gjilanit të cilët jetojnë e punojnë në diasporë.

“Projektet milionëshe janë qelës i përkujdesjes për kushte më të mira për qytetarët, ndikim në zhvillimin e biznesit dhe njëkohësisht edhe qëndrueshmëri për një periudhë të gjatë kohore. Qarkullimi i veturave do të zhvillohet normalisht, përkundër që në këtë periudhë ka një rritje për shkak të bashkqytetarëve tanë nga diaspora, të cilët vijnë për pushime në vendlindje.

Related Articles

Back to top button