Lajme

Bëhet zgjidhja, tani përmes kamerës mund ta shihni a është mbyllur “rampa” në Stacionin Hekurudhor (Foto)

Me qëllim të shmangies së pritjeve tek vendkalimi mbi hekurudhë apo tek vendini quajtur: “Rampa” në Stacionin Hekurudhor, është vendosur kamera për të transmetuar drejtëpërdrejtë (live) gjendjen momentale në vendkalim, që do të transmetohet në monitorin e vendosur në afërsi të rrugës për në fshatin Zhunicë.

Transmetimi do të bëhet 24 orë dhe vozitësit e automjeteve për t’i shmangur pritjet në afërsi të rampës, mund të kalojnë në rrugën alternativë që të shpie gjithashtu për në destinscionin që lidhet pas rampës.

Kjo do të shërbejë si një zgjidhje kalimtare deri në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare, përmes ndërtimit të mbikalimit, apo zhvendosjes së stacionit hekurudhor.

Përndryshe, Komuna e Preshevës i është drejtuar instancave shtetërore për gjetjen e një zgjidhje të përhershme, përmes ndërtimit të mbikalimit, ose zhvendosjes së shërbimit doganor hekurudhor në një lokacion tjetër, pasi vonesat shkaktohen kryesisht nga mbajtja e trenave të mallrave gjatë kryerjes së procedurave doganore.

Kjo gjë është duke shkaktuar neveri tek qytetarët tanë, duke e patur parasysh nivelin e lartë të frekuentimit nëpërmjet këtij aksi rrugor, andaj si zgjidhje kalimtare, Komuna ka bërë vendosjen e monitorit dhe kamerave të transmetimit live nga vendkalimi mbi hekurudhë.

Related Articles

Back to top button