Ja si ta dalloni vezën e mirë dhe jo të mirë (Foto)
Vezët janë një vakt i dashur nga shumë njerëz. Ato konsumohen kryesisht për mëngjes. Pa marrë parasysh se si ju pëlqejnë t’i konsumoni: të ziera ose të skuqura, ato janë një burim i madh i proteinave dhe janë shumë të shijshme. Vezët janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë, por për fat të keq, jo të gjitha vezët janë njësoj dhe nëse nuk dini t’i dalloni ato, mund të përfundoni duke zgjedhur vezë jo të shëndetshme.
Si t’i dallojmë vezët e shëndetshme?
Është e rëndësishme të dimë dallimin mes një pulë të shëndetshme dhe asaj që nuk është. Një pulë e shëndetshme ha lloje të ndryshme të ushqimit çdo ditë. Madje ato hanë insekte dhe mish.
Çdo lëndë ushqyese që ha një pulë transferohet tek vezët. Pulat duhet të lëvizin lirshëm dhe gjithashtu të hanë ushqime organike në mënyrë që të ofrojnë vezë më të mira. Pulat e vendosura në kafaze të vogla nuk do të marrin kurrë hapësirën që ato kanë nevojë, si dhe lëndët ushqyese. Vezët e tyre nuk do të jenë të së njëjtës cilësi me pulat e tjera.
Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të dalloni një vezë të shëndetshme:
Fortësia e lëvozhgës:
Është e rëndësishme që lëvozhga e vezës të jetë e fortë. Nëse nuk është e fortë dhe thyhet lehtësisht, veza nuk është e mirë. Pulat që hanë mirë kanë lëvozhga të forta dhe vezë më të mira.
Ngjyra e të verdhës së vezës:
Ngjyra e të verdhës së vezës duhet të jetë ngjyrë e thellë portokalli. Ato që janë të verdha të ndritshme ose të lehta duhet të shmangen.
Trashësia e të verdhës së vezës:
Nëse e verdha e vezës është e trashë dhe e rrumbullakët, është më e shëndetshme. Nëse vezët nuk kanë këto karakteristika nuk janë cilësore.
Një studim i botuar në Revistën e Oxford-it vërteton se sasia e beta-karotenit që gjendet në vezë mund të rritet nëse pula ushqehet me këtë element.
Fermerët shesin gjithmonë vezët më të mira dhe cilësore.
Nëse keni kohë dhe hapësirë, mund të blini pulën tuaj dhe të përpiqeni t’i ushqeni ato me ushqim organik. Ju do të shihni se sa të shëndetshme do të jenë vezët tuaja!