Komuna e Preshevës takim me kabinetin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama
Mikëpritje e ngrohtë dhe takim shumë konstruktiv dhe konkret në kabinetin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama.
Në takim me kryeministrin z. Edi Rama mori pjesë edhe Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme z. Gent Cakaj.
Më në fund koncepti i prezantuar nga ne qysh para 4 viteve ka filluar të japë rezultatet e para. Është fjala për koordinim të politikës së luginës së Preshevës me institucionet shtetrore të Republikës së Shqipërisë.
Pas letrës së dërguar Ministrisë me kërkesat tona për themelimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit dhe aprovomit të kësaj ideje, ditëve në vijim komuna e Preshevës do të dërgoj projekt konkret komunal.
Insistuam që të njejtën gjë Ministria ta bëjë edhe me komunën e Bujanocit dhe të Medvegjës.