Lajme
Mitrovicë: Ideja kreative e qytetarit, i pret mërgimtarët me çaj e shtalba në hyrje të qytetit
Korriku është muaji që sjell fluksin më të madh të mërgimtarëve në Kosovë. Ardhja e tyre pa dyshim se sjell gjallëri të madhe në qytetet e Kosovës dhe ne mundohemi që t’i presim në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mirëpo, një qytetar nga Mitrovica ka zgjedhur që mërgimtarët tanë t’i presë në një mënyrë më të veçantë.
Në hyrje të Mitrovicës, përkatësisht në fshatin Kçiq, Naimi kujdeset për mërgimtarët e lodhur nga rruga duke i shërbyer me çaj e shtalba.
Naimi aty punon prej vitesh, mirëpo tek këtë vit ka vendosur që të vendosë kupën me çaj.
Në këtë mënyrë mërgimtarët të lodhur nga rruga, mund të ndalojnë pranë kioskës së Naimit për një çaj e pse jo edhe për pak muhabet.