Lajme

Për herë të parë në karierën politike, Ragmi Mustafa viziton kufirin Miratoc – Llojan

Për herë të parë në karierën politike Ragmi Mustafa është afruar tek vendkalimi kufitar Miratoc-Llojan.

Këmba e Ragmi Mustafës shkeli më 1 korrik të vitit 2019 edhe pse siç thuhet Ragmi Mustafa u fut në politikë në vitin 2003 në të cilin vit u zgjodh si drejtues i PDSH-së dhe që nga ajo kohë e mban këtë post.

Nga qershori i vitit 2006 ishte në krye të Komunës së Preshevës për 10 vite deri në vitin 2016 ku dhe i humbi zgjedhjet dhe shkoi në opozitë për 3 vite rradhazi.

Mustafa gjatë qeverisjes së tij 10 vjeçar asnjëher nuk vizitoi këtë pikëkalim kufitar, ndërkohë që sot e bëri një gjë të tillë, duke mos u angazhuar për hapjen e tij por për përfitime të poenave politik para banorëve të Komunës së Preshevës. PRESHEVA.AL

Related Articles

Back to top button