Lajme

Presheva po ‘vlonë’ nga dasmat

Muaji Korrik-Gusht në Preshevë po “vlojnë” tingujt muzikor nga do që kthen kokën, është periudha kur dasmat dhe gëzimet tjera familjare fillojnë të bëhen shumë të shpeshta pas ardhjes së mërgimtarëve në vendlindjen e tyre, madje mund të ndodh që brenda ditës mund të bëhen mbi 10 dasma në Preshevë, shkruan Presheva.AL

Të gjitha restaurantet janë pothuajse të “bllokuar nga prenotuesit e personave që duan të realizojnë ceremoninë e dasmës në një lokal të caktuar.

Rezervimi i dasmave bëhet pothuajse një vit para për të siguruar lokalin, sepse numri i dasmave në Preshevë arrin më shumë se 300 dasma në sezonin veror.

Më par dasmat dhe gëzimet të tjera familjare i organizonin nëpër shtëpitë e tyre, por tani ka ngele një numër i vogël i atyre personave që duan ti realizojnë në shtëpi.

Related Articles

Back to top button