Lajme

Shpenzime marramendëse për një dasmë në Preshevë

Një ndër momentet më të gëzuara në familje është dasma. Mirëpo, shpenzimet për ta realizuar të njëjtën janë të majme. Shpenzimet më të mëdha bëhen për floririn dhe fustanet e nuses duke përfshirë edhe veshjet tradicionale. Lart-poshtë, familjet që tashmë kanë kryer dasmat ose kanë nisur përgatitjet thonë se shuma minimale për një dasmë është rreh 10 mijë euro.

Përveç familjes, dasmat janë të kushtueshme edhe për mysafirët që duhet të dërgojnë dhurata nga më të ndryshmet. Viteve të fundit, floriri anashkalohet si dhuratë për shkak të çmimit të lartë.

Një pjesë të mirë të shpenzimeve në dasmë ka edhe paja e nusërisë dhe rregullimi i shtëpisë së re për çiftin e ri.

Në listën e shpenzimeve është edhe muzika. Për të siguruar një këngëtar ose grup muzikor, shuma mesatare që një familje duhet të ndajë është mbi 1.500 euro. Ndërsa për t’u dukur bukur makina e dasmës ju duhet të ndani një shumë mesatare prej 40 euro.

Related Articles

Back to top button