Lajme

Shqiprim Arifi: Bizneset shqiptare në Medvegjë duhet të mbrohen sepse ato ruajnë shqiptarët që kemi atje

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi gjatë qëndrimit të tijë në Medvegjë ka vizituar fabrikën për prodhimin e çorapeve MEDINVEST.

Kjo fabrikë drejtohet nga pronari shqiptarë që shquhet si biznismen i suksesshëm, Muharrem Salihu.

Arifi është informuar për investimet që janë bërë në këtë gjigant prodhues, për kapacitetet prodhuese të fabrikës së çorapeve, për problemet dhe sfidat që përballen çdo ditë si biznes shqiptraë në Medvegjë dhe për mos përfillje nga pushteti lokal i komunës së Medvegjës ku pjesë e strukturave udhëheqëse janë edhe shqiptarët nga partitë PVD dhe UDSH.

Arifi ka potencuar se ndjehet i lumtur kur takon njerëz që kanë korrur suksese si prodhues vendorë përkundër sfidave të tyre.

Kryetari Arifi ka siguruar drejtorin e kompanisë MEDINVEST, Muharrem Salihun se mbështetja e tijë nuk do ti mungojë dhe do të bëjë të pamundurën për zhvillimin e Medvegjës së bashku me komunat e tjera.

Pjesë e delegacionit gjatë vizitës në Medvegjë ishin edhe zëvendës kryetari i komunë së Preshevës, Armend Aliu dhe kryetari i degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Related Articles

Back to top button