Vërtetohet akreditimi i Universitetit Internacional të Novi Pazarit si institucion hulumtues – shkencor
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, Komisioni për Akreditimin e Organizatave Kërkimore Shkencore, në seancën e mbajtur më 18 qershor 2019, konfirmoi akreditimin e Universitetit Internacional të Novi Pazarit si një universitet i integruar në fushën e shkencave sociale, humaniste dhe matematiko-natyrore.
Vendimi konfirmoi që Universiteti i përmbush kërkesat e përcaktuara në bazë të rregullave për vlerësimin e punës kërkimore shkencore dhe procedurën e akreditimit të institutit, universiteteve të integruara, fakulteteve dhe qendrave të vlerave të jashtëzakonshme.
Kushtet që Universiteti përmbush, ndër të tjera, nënkupton se posedimin, lejen e punës, një staf pedagogjik profesional, hapësirë adekuate dhe pajisje për kryerjen e aktiviteteve kërkimore shkencore.
Me respekt:
Kujtim Sadriu,
Koordinator i Universitetit Internacional të Novi Pazarit-dega në Preshevë