Lajme

Vulin i përgjigjet Luginës së Preshevës: Do të vazhdoj t’ju quaj “shiptari”

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka reaguas pas kritikave nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Ragmi Mustafa.

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se nuk i quajti shqiptarët e Kosovës “shiptari” në kuptimin negativ, por me arsyetimin se “ashtu quhen”.

Vulin reagoi pas deklaratave nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Ragmi Mustafa i cili e kritikoi se në shenjë të urrejtjes, disa herë i kishte quajtur shqiptarët “shiptari”.

“Nuk është në kuptimin pezhorativ, ju quheni shiptar, dhe unë me respektin më të madh ju quaj shiptari”, deklaroi ai për “TV Pink”, transmeton lajmi.net.

Vulin ka theksuar se ky emërtim përdoret nga Lufta e Dytë Botërore dhe se atë emër e mban edhe partia e Ragmi Mistafës – Partia Demokratike Shqiptare.

“Unë vërtetë nuk e di se si ai do të dëshironte t’i quaj, arnaut, arbanas? Ashtu ju kanë quajtur turqit deri në Luftën e Dytë Botërore. Pas saj, kanë filluar t’ju quajnë shiptari. Derisa të quheni të tillë, unë do t’ju quaj ashtu. Kush ofendohet? Ndoshta nga shqiptimi im”, theksoi ai.

Related Articles

Back to top button