Lajme

Zhvillohet ndeshja miqësore mes Veteranëve të Diasporës dhe Veteranëve të Preshevës (Foto, Video)

Komuna e Preshevës në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës ” Abdulla Krashnica “, ka përgatitur një varg aktivitetesh kulturo-sportive të cilat do të zhvillohen gjatë tre ditëve në kuadër të festës “Ditët e Mërgatës” Presheva 2019.

Kështu, këto aktivitete kanë filluar sot me takimin e përfaqësuesve e Shoqatave të Bashkësive Lokale, që veprojnë në shtete të ndryshme të Evropës Perëndimore. Pas këtij takimi që u mbajt në Komunën e Preshevës, ka vazhduar manifestimi në stadimun e qytetit.

Në manifestim është organizuar ndeshja miqësore mes veteranëve të futbollit DIASPORA VS LUGINA.

Fillimisht ndeshja miqësore u zhvillua mes DIASPORA U15 dhe LUGINA U15 ku Lugina U15 doli fituese me rezultat 6-5.

Pas kësaj ndeshje, ndeshje historike në Preshevë u zhvillua mes Veteranëve nga Diaspora dhe Veteranëve nga Presheva ku fitues dolën Veteranët e Diasporës me rezultat 3-0.

Presheva.AL si medium i vetëm përcolli këto dy ndeshja dhe më posht mund ti përcjellni përmes videove.

DIASPORA-U15 (5 – 6) LUGINA-U15

VETERANËT E DIASPORËS (3 – 0) VETERANËT E PRESHEVËS

Related Articles

Back to top button