Lajme

Zukorliq në Parlamentin e Serbisë kërkon hapjen e pikës kufitare Miratoc- Llojan

Deputeti popullor, Muamer Zukorliq nga Novi Pazari gjatë fjalimit të tijë që kishte në Parlamentin e Serbisë ka prezantuar kërkesat e banorëve të komunës së Preshevës për hapjen e pikës kufitare Miratoc- Llojan.

Ai gjatë fjalimit që kishte prezantoi edhe argumentet se hapja e kësaj pike kufitare është mjaftë e rëndësishme për banorët që jetojnë në të dy anët e kufirit.

Sipas deputetit popullor, Muamer Zukorliq qytetarët e komunës së Preshevës janë të lidhur edhe familjarisht me qytetarët e vendbanimeve përsaj kufirit me Maqedoninë.

Ata duhet të kalojnë kilometra pë të arritur në destinacionin e duhur ka thënë Zukoliq.

Qytetarët e komunës së Preshevës shpresojnë se për këtë problematik një ditë do ta dëgjojnë edhe zërin e deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani i cili me votat e preshevarëve nga radhët e PVD-së është ulur në ulësen e Parlamentit të Serbisë.

Related Articles

Back to top button