Bashkatdhetarë ja shpejtësia e lejuar për vozitje në qytetin e Preshevës
Ardhja e bashkatdhetarëve në qytetin e tyre të vendlindjes, Preshevës i ka dhënë një gjallëri të madhe, këtë askush nuk mund ta mohon, por që ka bllokuar rrugët e qytetit të gjithë jemi dëshmitarë.
Ankesat drejtuar në redaksin e portalit Presheva.AL ishin të shumta madje edhe me foto dhe video si dëshmi për sjelljen e pahijshme të disa të bashkatdhetarëve, por kësaj rradhe po i kursejmë në publikimin e fotove dhe videove.
Duke parë ankesat e shumta dhe mos rrespektimin e rregullave nga të rinjët që me veturat e tyre dëshirojnë të tregojnë kuajt e motorit të veturës kemi vendosur të paraqesim shpejtësinë e lejuar nëpër rrugët e qytetit, fshatit që ti përmbahen këtyre rregullave ashtu siç i përmbahen në vendet europiane.
Ligji për sigurinë në Komunikacionin rrugor në Serbi parashikon që shoferët janë të detyrueshëm që ti përmbahen shenjave të vendosura në rrugë. Kjo do të thotë që ju duhet të merrni parasysh kushtet në rrugë si: shikimi i rrugës, kushtet e motit, ngarkesa e komunikacionit dendësia e trafikut dhe kushteve tjera.
Ligji përcakton kufijtë e shpejtësisë duke i klasifikuar në dy grupe:
1. Kufiri i shpejtësisë në zonat urbane deri 50 km/h ose sipas shenjës të vendosur.
2. Kufiri i shpejtësisë në autostradë 120 km, 100 km në motorrugë dhe 80 km në rrugë të tjera, si dhe në bazë të shenjës së komunikacionit.
Më poshtë po paraqesim dënimet në rast të thyerjes së kufirit të shpejtësisë në Serbi.
Dënimi për tejkalim shpejtësie në fshat:
Për thyerjen e shpejtësisë 10 km / h – denimi është 3000 dinarë.
Për thyerjen e shpejtësisë që është nga 11 deri 20 km / h – denimi është 5000 dinarë.
Për thyerjen e shpejtësisë që është nga 21 deri 50 km / h – denimi është prej 6000 deri 20.000 dinarë, si dhe 4 pikë të hequra dhe ndalimi për vozitje të mjetit të paktën 30 ditë.
Për thyerjen e shpejtësisë që është nga 51 deri 70 km / h – denimi është prej 15.000 deri 30.000 dinarë ose me burgim deri në 30 ditë, si dhe ndalimi për vozitje të mjetit të paktën 4 muaj.
Për thyerjen e shpejtësisë 70 km / h – denimi është burgim 15 ditë ose denim prej 100.000 deri 120.000 mijë dinarë, si dhe ndalimi për vozitje të mjetit të paktën 8 muaj.