Lajme

Gjermania kërkon 472 mijë punëtor, ja profesionet më të kêrkuara

Mjeshtrit e ujit, të ngrohjes dhe pajisjeve për ajrin e kondicionuar janë zanatet më të kërkuara në Gjermani, thuhet në analizën e Agjencisë Federale gjermane për Punësim.

Siç raporton RTL.de, ekzistojnë afro 472 mijë vende të lira pune në Gjermani, shumica prej tyre në sektorë të ndryshëm të prodhimtarisë.

Më saktësisht kërkohen afro 63 mijë në sektorin e prodhimtarisë, e pasuar nga profilet e ndryshme të shëndetësisë me 61 mijë vende të lira pune.

Ndërkaq bavarezët thonë se mungesa e fuqisë punëtore është vërejtur shumë gjatë kësaj vere, pasi mungonin shoferë të shumtë të kamionëve, autobusëve dhe makinerive tjera të rënda.

Gjithashtu mungesë e madhe vërehet tek infermierët dhe mjekët.

Related Articles

Back to top button