Këshilla se si të kujdeseni për kafshët në këto temperatura të larta
Rritja e re e paralajmëruar e temperaturave të ditës, e cila sipas meteorologë në disa rajone do të tejkalojë 40 gradë Celsius, është rrezik potencial edhe për shëndetin e kafshëve nëse për to në kohë nuk ndërmerren masa: sigurim i sasive të mjaftueshme të ushqimit të sigurt dhe ujit për pije.
Rritja e temperaturave është stres për çdo kafshë, ndërsa mund të manifestohet me konsumim të zvogëluar të ushqimit, rritje e nevojës për ujë, prodhimtari të zvogëluar të qumështit dhe rritjes së dobët. Përqindja e lartë e lagështisë dhe ventilimi i pamjaftueshëm në objekte mund të jetë arsye për paraqitje të goditjes së nxehtësisë te kafshët, ndërsa djegia nga dielli paraqitet si pasojë e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell. Rrjedha mund të jetë fatale edhe në të dy rastet nëse nuk veprohet në kohë.
Në ferma duhet të bëhet kujdes me numrin e madh të akomodimit të kafshëve në objekte. Kafshët duhet të mbrohen nga veprimet direkte të rrezeve të diellit, përkatësisht në çdo dalje, nevojitet të ketë ftohës natyror. Dalja e kafshëve të bëhet në orët e hershme të mëngjesit ose orët e mbrëmjes, periudha kur duhet të organizohet edhe transporti i kafshëve ose ato të përdoren në aktivitete të punës, sepse atëherë temperaturat janë më të ulëta.