Lajme

Kosova i vendos reciprocitet Serbisë, në Kosovë nuk mund të hyhet me pasaporta serbe

Drejtoria e Policisë Kufitare të Policisë së Kosovës, ka marrë një vendim për të mos njohur pasaportat serbe, gjatë hyrjes së qytetarëve në territorin e Kosovës.

Sipas vendimit të policisë kufitare, bëhet e ditur, se ndalimi i hyrjes nuk vlen për personat që mbajnë një kartë identiteti (letërnjoftim) dhe një vërtetim fotografie për fëmijë, por përjashtim bëjnë vetëm ata që kanë pasaporta serbe.

Masa e policisë kufitare, e cila ka qenë në fuqi që nga dje, do të godasë qytetarët e Serbisë qendrore që udhëtojnë nëpër Kosovë për në Shqipëri, Mal të Zi, duke mbajtur vetëm një pasaportë nga dokumentet, raportojnë mediat serbe.

Sipas burimeve të Presheva.AL, qytetarëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, policia kufitare e Kosovës, ua ka bërë me dije që me vete të kenë letërnjoftimet, ngase përndryshe vetëm me pasaportë nuk mund të depërtojnë në Kosovë.

Related Articles

Back to top button