Kujdes në Kroaci, nga 1 gushti gjoba të larta në komunikacion
Kroacia ka ashpërsuar rregullat në komunikacion, duke rritur edhe gjobat. Këto masa të reja kanë hyrë në fuqi nga 1 gushti.
Lista e gjobave përfshin shpejtimin në një zonë të populluar më shumë se 50 kilometra në orë, ngarje në drejtim të kundërt ose ndalim në autostrada dhe rrugë, kalimi i qëllimshëm përmes një dritë të kuqe në semafor, refuzimi për të kontrolluar alkoolin ose drogën dhe ngarja me më shumë se 1.5 ppm ose nën ndikimin e ilaçeve. Gjobat për këto shkelje variojnë nga 135 deri në 800 euro.
Gjobat për mos përdorimin e rripit të sigurisë, transportimin jo të duhur të fëmijëve dhe përdorimin e një celulari do të rriten nga po rriten nga 500 në 1.000 HRK apo rreth 135 euro. Gjoba prej 135 eurove është edhe nëse nuk posedoni pajisjet dimërore dhe pajisjet e tjera të nevojshme për makinat.
Arratisja nga vendi i një aksidenti gjobitet deri në 20,000 HRK apo rreth 2700 euro.
Ligji përcakton që “dritat e shkurta” ndizen nga 1 nëntori deri më 31 mars.