Kujdes: Pritje të gjata në vendkalimin kufitar në Horgosh
Siç raportojnë bashkatdhetarët tanë, të cilët janë duke u kthyer në vendet e Evropës perëndimore nga pushimet e tyre, kolona të gjata deri në 5-6 km të automjeteve janë duke u krijuar në vendkalimin kufitar në Horgosh.
Mësohet që pritjet janë duke u bërë me orë të tëra në dalje të Serbisë apo hyrje të Hungarisë, për shkak të punës shumë të ngadalshme të autoriteteve hungareze, ku bashkatdhetarët tanë gjatë mbrëmjes së të shtunës, detyrohen të presin nga 10 deri në 12 orë, për të hyrë në territorin hungarez.
Në këtë rast ju preferojmë bashkatdhetarëve tanë që të gjejnë opcione të tjera të kalimeve kufitare, me qëllim të shmangies së kolonave të gjata.
Vlen të theksohet se kolonat e gjata përbëhen kryesisht nga qytetarë shqiptarë dhe turq, të cilët kanë qenë për pushime në vendlindjet e tyre.