Në pikë pagesën në Bujanoc 18 të punësuar asnjë shqiptarë, 5 nga Tërgovishta
Nga 18 punonjës të rinj në pikë pagesën në Bujanoc, 13 prej tyre janë nga komuna e Bujanocit, dhe 5 janë nga komuna e Trgovishtës.
Në këtë pikë pagesë mësohet se nuk është punësuar asnjë shqiptarë nga kjo Komunë. “Putevi Srbije” kompania përgjegjëse për autostradën dhe pikëpagesat nuk jep informacione se kush dhe si u punësuan në këtë pikë.
Për dallim nga Bujanoci, në pikë pagesën që gjindet në Preshevë janë të punësuar 6 shqiptarë.
Në dokumentin e “Putevi Srije” thuhet se do të ketë punësime tjera në pikën veriore të qytetit të Bujanocit.
“Nëse keni njohuri se ka persona të interesuar për të punuar në pikë pagesën në veri të Bujanocit, ju lutemi që ata ti njoftoni që ti dërgojnë CV-të e tyre në këtë adresë, në mënyrë që sektori përkatës të marrë parasysh aplikimet e tyre,” i ka sygjeruar “Putevi Srbije” kryetarit të Komunës Shaip Kamberi.