PVD dhe PDSH larguan resurset njerëzore nga komuna e Preshevës
Politika jonë është korrekte ndaj qytetarit. Premtuan që do të bëjmë përmirësimin e infrastrukturës në institucionet edukativo- arsimore ate bo e bëjmë.
Është në përfundim e sipër realizimi i projektit për renovimin shkollës fillore në Stacionin Hekurudhorë dhe prof. Ibrahim Kelmendi thotë kështu për preshevacom kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.
Arifi konfirmon se këtë vit fillojnë punimet edhe në renovimin e shkollës fillore Selami Hallaçi në Rahovicë.
Kryetari i Pershevës gjatë një interviste për portalin tonë ka thënë se politikbërja e keqe ka larguar resurset njerëzore nga komuna e Preshevës duke i anashkaluar intelektualët dhe moskyçjen e tyre në institucionet përkatëse.
Partitë që ishin në pushtet gjatë qeverisjeve të tyre trashëguan probleme pa fund. Në vitin 2001 duhej të aprovohej vendimi në çdo komunë të Serbisë për kthimin e pronave, çështje kjo që nuk e bënë ish udhëheqësit e asaj kohe në Preshevë.
Pasojat i heqim bashkarisht me qytetarët thotë kështu në deklaratën për media kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Arifi ka deklaruar se qeverisja e re e pushtetit lokal në Preshevë në afatin tre vjeçarë ka realizuar projekte aq sa kishin bërë të tjerët për 20 vite.