Lajme

Qytetarët të mbrohen nga temperaturat e larta, faza portokalli deri më 14 gusht

Moti i ngrohtë me temperatura shumë të larta nga faza portokalli, të cilat dje e përfshinë gjithë territorin e vendit do të mbajë deri më 14 gusht. Temperatura do të arrijë deri 42 gradë, ndërsa do të ketë edhe UV rrezatim të lartë, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Rekomandohet që qytetarët të mbrohen nga temperaturat e larta.

Rekomandoheni: të lirohen nga detyrimet punuese grupet më të ndjeshme të popullatës, siç janë: gratë shtatzëna dhe personat të moshës mbi 60 vjeçare, në institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshtet) të mos praktikohet aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin jashtë fëmijët në periudhë nga ora 11 deri në 17, të gjitha objektet juridike, që kryejnë aktivitete në qiell të hapur, t’i ndalojnë aktivitetet në periudhën nga ora 11 deri në ora 17, që në mënyrë të veçantë i përket punëtorëve të ndërtimit.

Qytetarët në gjithë periudhën e verës duhet t’i respektojnë masat e ardhshme të përgjithshme për mbrojtje të shëndetit, që do të thotë se gjatë ditëve të ngrohta ekstreme duhet të qëndrojnë kohë më të gjatë në hapësira të mbyllura (para se gjithash në ajër të kondicionuar), ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në hapësirë të hapur në këtë periudhë, të gjejnë mundësi për pushime më të shpeshta nën hije, të veshin veshëmbathje të ndritshme dhe të lehtë, gjatë ekspozimit direkt në diell të mbajnë syza dhe kapelë mbrojtëse, gjatë rrezitjes të përdorin krem me faktor të lartë mbrojtës, të hanë sasi më të vogël të ushqimit, kryesisht pemë dhe perime, më pak ushqim të yndyrshëm, të pinë më shumë ujë dhe t’u shmangen pijeve alkoolike, gjatë hyrjes në automjet duhet për një kohë ta ajrosin, ndërsa personat e sëmurë kronik duhet rregullisht ta marrin terapinë e shkruar në konsultim me mjekun amë.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë për helmim me ushqim dhe sëmundje ngjitëse të zorrëve, ju duhet ta beni obligim larjen e prodhimeve kopshtare-bujqësore (fruta dhe perime të freskëta) para përdorimit të tyre, përgatitje termike të ushqimit dhe konsumimi i tij menjëherë pas përgatitjes. Nëse ajo nuk bëhet atëherë ushqimi duhet të ruhet në frigorifer në temperaturë prej +4 gradë, dhe para përdorimit i njëjti të ngrohet në +100 gradë dhe të shmangen prodhimet të cilat nuk janë përpunuar në mënyrë termike si majonezi nga vezët, ndërsa me kujdes të konsumohen akulloret dhe kremërat e ndryshëm.

Related Articles

Back to top button