Lajme
Shqiptarja bëhet kryetare e komunës së Goteborg-ut në Suedi

Blerta Hoti është zgjedhur kryetare e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Goteborg.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një statusi në ‘Facebook’.
Ai u shpreh që dikur Blerta ishte azilkërkuese në Suedi, ndërsa sot arriti të fitoj post drejtues në këtë shtet.
“Dikur azilkërkuese në Suedi, dhe sot e emëruar në një post drejtues pikërisht në Suedi. Blerta Hoti merr timonin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg. Urime Blerta!”, ka shkuar Pacolli.