Lajme

27 vjeçari nga Presheva kapet në Bujanoc me 11 refugjatë

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc kane arrestuar A. A. (1992) nga rrethina e Preshevës me dyshimin se ka kryer veper penale të kalimit të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerez dhe falsifikimit të dokumenteve.

Ai dyshohet se transportonte 11 shtetas pakistanezë në zonën e Bujanoc me një automjet tip Ford Mondeo dhe po drejtonte automjetin me targa të vjedhura, tha policia.

Sipas urdhrit të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, i dyshuari ishte urdhëruar të ndalohej deri në 48 orë, pas së cilës ai do të sillet në prokurori me një kallëzim penal.

Related Articles

Back to top button