Lajme

Akadami përkujtimore dhe promovim i librit në përvjetorin e vdekjes së Agron Boriçit

Nën organizimin e familjarëve me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së regjisorit Agron Boriçi gjatë akademisë përkujtimore do të promovohet edhe libri i tij i ri “Hija e Fantazmës”.

Me datë 3 shtatorë, ditë e marte, në amfiteatrin e RTV Presheva, familjarët e regjisorit të ndjerë organizojnë akademi përkujtimore me rastin e përvjetorit të pestë të vdekjes së Agron Boriçit.

Përveç akademisë përkujtimore, në kuadër të këtij organizimi do të promovohet libri i tij i titulluar “Hija e Fantazmës”, libër të cilin i ndjeri e la në dorëshkrim.

Agron Boriçi u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare. Boriçi për katër dekada është marrë aktivisht me veprimtari skenike, si regjisor, skenarist dhe aktor. Ka inskenuar 30 drama të zhanreve të ndryshme , ka përgatitur 8 recitale skenike, 2 filma dokumentarë e ka shkruar mbi 50 skeçe humoristike.

Related Articles

Back to top button