Lajme

Albin Kurti Luginës së Preshevës i duhet reciprocitet i të drejtave dhe jo bashkangjitje me Kosovën (Video)

Kurti ka thënë se patjetër Kosova duhet të bëjë të ditura kërkesat, para se të ketë takime me palën serbe. Sa i përket Luginës së Preshevës, Kurti ka thënë se duhet reciprocitet i të drejtave.

“Lugina e ka shansin unik të shfrytëzojë kapitujt 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE. Diskriminimi dhe shfrytëzimi është i pashembullt. Së dyti duhet reciprocitet. Më shumë ka shqiptarë në Serbi, se serbë në Kosovë. Duhet theksuar. Negociatat janë fushëbetejë. S’i dimë rezultatet. S’duhet të presim çka kërkon Serbia për të kërkuar edhe ne. Unë s’mendoj që duhet të hyjmë në pazare territoriale. Duhet të konsolidohet shteti. Duhet të angazhohemi maksimalisht për të drejtat e tyre si shqiptarë dhe t’i faktorizojmë ata shqiptarë. Kur Serbia nuk më njeh mua, as unë s’kam pse ta njoh atë”, ka shtuar ai.

Related Articles

Back to top button