Lajme
Arifi homazhe në Gosponicë nderon dëshmorin Ibrahim Fejzullahu
Sot bëra homazhe në fshatin Gosponicë, në nderim të Martirit dhe Dëshmorit të Kombit Ibrahim Fejzullahu.
Daja Ibrahim ishte simbol i sakrificës dhe krenarisë kombëtare i cili ka rënë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Brigada 113-të e UÇPMB-së pas rënies së tij heroike më 29 maj 1999 ka mbajtur me krenari emrin e tij: “Ibrahim Fejzullahu”, ndërkaq me urdhërin shtetëror “Hero i Kosovës” është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
Sot dhe përgjithmonë përkujtojmë me krenari dëshmorin Ibrahim Fejzullahun dajën tim të dashur!