Lajme

Arrestohet polici i Maqedonisë së Veriut, i’a mori 20 euro një të huaji

Një polic i punësuar në Stacionin policor për kalimin e kufirit dhe mbikëqyrje kufitare Strezimir, dje u privua nga liria me dyshimin se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Ai nga një shtetas i huaj ka marrë 20 euro.

Sipas SPB Tetovë, efektivë të policisë të SPB Tetovë dje (22 shtator) rreth orës 13 e kanë privuar nga liria A.B. (50) nga fshati Jançe, pasi që paraprakisht është denoncuar. Një ditë më parë rreth orës 16 e 20 minuta në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës-Dibër polici ka ndaluar një automjet udhëtimi “kia” me targa të Ohrit, të cilin e drejtonte shtetasi i Holandës P.V.N. (561) dhe për kinse një shkelje qarkullimi i ka marrë 20 euro.

Polici është ballafaquar me kallëzim penal, ndërsa në SPB Tetovë po punojnë për zbardhjen e rastit.

Related Articles

Back to top button