Lajme

Asfaltohet edhe një rrugë në qytetin e Preshevës

Kanë përfunduar punët në realizimin e asfaltimit të rrugës Vëllezërit Frashëri në Preshevë.

Përmës realizimit të këtij projekti, banorëve të lagjes që gravitojnë në këtë rrugë, dukshëm u janë përmirësuar kushtet e qarkullimit.

Vazhdimi i mëtejshëm i projektit në drejtim të qarkores Stacion Hekurudhor – varrezat e Norçës, është i ndërlidhur me zgjidhjen e çështjeve pronësore, në mënyrë që projekti i rrugës të realizohet në gjerësi të duhur konform standardit, pasi kjo rrugë njohësisht paraqet edhe një arterie të rëndësishme në drejtim të brendisë së qytetit.

Projekti realizohet në kuadër të planit investiv për vitin 2019.

Related Articles

Back to top button