Lajme

BIA zbulon një sasi armësh në Peçenë të Preshevës

Anëtarët e BIA-s në një shtëpi në fshatin Peçenë të komunës së Preshevës, zbuluan armë të fshehura, të cilat sipas tyre, datojnë nga periudha e funksionimit të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe të cila ishin në gjendje të mirë.

Sipas Agjencionit për siguri dhe informim (BIA), ky arsenal është fshehur vetëm 300 metra larg bazës së Ushtrisë së Serbisë, kështu që rrethanat dhe motivet po shqyrtohen, gjegjësisht nëse është përgatitur një sulm ndaj forcave serbe.

Sipas “Novosti”, u gjetën dy armë gjysmë automatike, një m48 ushtarake, një pushkë e modifikuar duke përdorur municion gjuetie dhe një kallashnikov.

Siç shkruajnë mediat serbe, ky është zbulimi i dytë i BIA i armëve të paligjshme në zonën e Preshevës në nëntë muajt e fundit.

Related Articles

Back to top button