LajmeSport

Dinamo e Vranjës përforcohet me 6 futbollistë Preshevarë

Gjashtë futbollistët e rinj që luajnë në klubin e futbollit KF “Lugina” nga Presheva do të vazhdojnë karrierën e tyre në ekipin Dinamo nga Vranja.

Besim Bajrami, Ehad Kadriu, Florent Xhelili, Egzon Ahmeti, Sead Rexhepi dhe Sejaldin Hamiti, zyrtarisht u bashkuan në radhët e ekipit të parë nga Vranja në ditën e parë të shtatorit.

– Tradita vazhdon, puna e trajnerëve tanë po vlerësohet gjithnjë e më shumë çdo ditë – thonë nga KF Lugina

Klubi u uroi sukseseve ish-lojtarëve në karrierën e tyre të mëtejshme.

Gjashtë futbollistët e rinj nuk do të jenë shqiptarët e parë që veshën fanellat e verdha-blu të Dinamos, në korrik u transferua Xhavit Veliu (17) , dhe një tjetër i ri shqiptar, Dominat, ndërsa para dy sezoneve kishte luajtr Dominat Ramadani nga Tërrnoci i madh i cili ndërkohë është larguar nga klubi.

Related Articles

Back to top button