Lajme

Emocionuse: Mësuesja Preshevare

Tekstin qe do e lexoni me poshte eshte i pershtatur nga origjinali me titull “Mesuesja kosovare” e autorit Fatmir Muja, dhe e kenduar nga e madhja Shyhrete Behluli.

Presheva.AL ka pershtatur kete tekst per Luginen e Presheves, pasi qe jemi duke e perjetuar renien e nxenesve nga vendi yne.

Ikjen e rinis nga Presheva dikush e ka enderr…!

Mësuesja Preshevare

Në qytetin e Preshevës, në një shkollë të vjeter
Ec ngadal një mesuese me ditar nen sjetull
Floku krejt i zbardhur ballin ja lëmon
Shumë plagë ka në zemër, po ende jeton

Asnjë fjalë s’e thot, n’heshtje pershendet
I flet vetem loti n’sy që i ka mbet
Fytyren me rrudha ja ka qëndis jeta
Shumë nxënës nga ditari i ka shly e shkreta

Nisin me ra zilet, heshtja nis me u thy
Po nuk thahet loti që i ka mbetun n’sy

E shtrengon ditarin dhe ne gji e mban
Kurr ma mos më pytni o sa nxanës i kam
Kurr ma mos më pytni sa nxanës i kam…

Kur e hap ditarin, fort i dridhet dora
Se te shkronja e par nuk eshtë më Arbnora
Tuj përshpërit emra, loti ja mbyll sytë
I mungon Burimi te shkronja e dytë

S’thot ma tuj buzqeshur “kush eshtë vullnetar?”
Kur s’e sheh Vullnetin në banken e parë
I ngjallet një shpresë sa her troket dera
Ndoshta mos po i kthehet prapë në klas Pranvera

Nisin me ra zilet, heshtja nis me u thy
Po nuk thahet loti që i ka mbetun n’sy

E shtrengon ditarin dhe ne gji e mban
Kurr ma mos më pytni o sa nxanës i kam
Kurr ma mos më pytni sa nxanës i kam…

Related Articles

Back to top button