Lajme

Fillon asfalltimi i pjesës së dytë në “Xhadën e vjetër”, tani udhëtoni pa gropa drejt Bujanocit (Foto)

Ka filluar asfaltimi në: “Xhadën e vjetër”

Pas kërkesës nga Komuna e Preshevës drejtuar Serbia Putevi, për asfaltimin e pjesës së mbetur të ashtuquajtur Xhadja e vjetër, sot ka filluar asfaltimi i kësaj pjese.

Pas këtyre punimeve, qarkullimi në këtë segment rrugor do të zhvillohet në kushte shumë më të mira, në krahasim me të kaluarën.

Kërkesat e komunës së Preshevës drejtuar ndaj “Putevi Srbije” kanë përfshirë pjesën e mbetur 4 km në territorin e Komunës së Preshevës dhe 1 km në territorin e Komunës së Bujanocit.

Me përfundimin e këtij asfaltimi kompletohet sigurimi i kushteve për komunikacion të lehtësuar në këtë aks rrugor që paraqet një alternativë shtesë për udhëtim në drejtim të Bujanocit.

Ditëve në vijim priten asfaltime të tjera që janë pjesë e rrugëve të klasifikuara si regjionale.

Related Articles

Back to top button