Gjethet e fikut me plot avantazhe shëndetësore
Fiku është një frut i shijshëm dhe i ëmbël. Fiqtë mund të hahen të freskët, të thatë, të pjekur në furrë ose në zgarë. Fiqtë shoqërohen nga gjethe me ngjyrë të gjelbër të çelët me një formë shumë të veçantë dhe ekspertët i përshkruajnë ato të pasura me vlera ushqyese dhe shëndetësore.
Gjethet e fikut mund të transformohen në një ushqim të shijshëm dhe plot avantazhe shëndetësore. Gjethet e fikut vlen të konsumohen për shëndet të mirë si dhe sëmundjet në organizëm që ato luftojnë.
Diabeti: Ngrënia e gjetheve të fikut ofron një sërë përfitimesh shëndetësore, sidomos kundër diabetit. Nëse një pacient që vuan nga kjo sëmundje konsumon gjethet e fikut atëherë do të vërë re një ulje në sasinë e insulinës të nevojshme për organizmin. Në këtë mënyrë, pacienti mund të injektojë më pak insulinë, një proces i kushtueshëm që zgjat në kohë. Gjethet e fikut konsumohen në formën e çajit por edhe si pjesë e sallatave të ndryshme.
Yndyrnat e Tepërta: Gjethet e fikut ulin nivelin e triglicerideve, yndyrnat e akumuluara në organizëm. Ndonëse një pjesë e triglicerideve janë të nevojshme për shëndetin dhe funksionet e trupit, një nivel i lartë i tyre rrit ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës. Vaktet e pasura me gjethe fiku pakësojnë këto rreziqe duke ulur nivelin e triglicerideve.
Kurat shtëpiake: Gjethet e fikut përdoren në një sërë kurash shëndetësore të përgatitura në shtëpi. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e këtyre gjetheve kundër kushteve të ndryshme shëndetësore si bronkiti apo ulçera. Çaji i gjetheve të fikut për sëmundje kardiovaskulare
Sipas të dhënave çaji me gjethe fiku është i dobishëm për problemet kardiovaskulare dhe njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.
Si t’a përgatisni: Për përgatitjen e këtij çaji, ziejini gjethet në ujë për 15 minuta. Mund të përdorni gjethe të njoma por edhe të thata. Nëse vuani nga bronkiti zieni tre gjethe fiku nëse dëshironi mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë, ndërsa për ulçerën duhet të përtypni dhe të konsumoni dy gjethe të plota fiku në ditë.