Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës mban mbledhjen e rradhës
Mbledhja e rradhës e Këshillit Komunal
Këshilli Komunal, sot në kabinetit e Kryetarit të Komunës ka mbajtur mbledhjen e Nëntë për vitin 2019, e cila u kryesua nga Kryetari i Komunës z. Shqiprim Arifi njëherit edhe kryesues i këtij Këshilli.
Si pikë më e rëndësishme ishte Rebalansi i Buxhetit të vitit 2019, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit mbi rrugët komunale dhe rrugicat në territorin e komunës së Preshevës, Shqyrtimi i propozimit te komisionit dhënien e besimit të bartjes së linjave lokale të udhëtarëve në territorin e komunës së Preshevës dhe pruarja e Aktvendimit mbi ndarjen e linjave për bartjen e udhëtarëve në territorin e komunës së Preshevës.
Gjithashtu në këtë mbledhje u shqyrtua dhe miratua Propozim –Vendimi mbi kategorizimin e rrugëve në Komunën e Preshevës.