Lajme

Komedia “Misteri” nga Teatri i Preshevës shfaqet sot reprizë në Shtëpinë e Kulturës (Video)

Teatri i Qytetit të Preshevës shfaq sot në mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 komedinë “Misteri”.

Shfaqja me tekst nga Aldo de Bendeti dhe regji të Afeida Boriçi Mehmeti, është një komedi elegante që flet për martesë dhe besnikëri me një tekst humoristik e brilant. Në qëndër të veprës qëndron një çift fillimisht besnik, por në një moment gruaja, Marina, ka dëshirë për arrati dhe kështu organizon një udhëtim e vetme. I shoqi, i nxitur edhe nga një miku i tij avokat, përfiton nga rasti për të tentuar të afrojë një konteshë të bukur të cilës i dërgon dy duzina me trëndafila të kuq duke përdorur pseudonimin ‘Mistero’.

Premiera e shfaqjes “Misteri” është shfaqur në ditën e parë të javës së kulturës në Preshevë dhe tash vie për herë të dytë si reprizë.

Në shfaqje luajnë: Valon Nuhiu, Egzona Salihu, Gani Veseli dhe Artan Ibishi, derisa asistent regjie Gjelbrim Emini.

Një dramë e dyfisht. Një njeri që dëshiron të arratiset, dhe të lirohet nga “burgu bashkëshkortor” dhe një grua që dëshiron nnë dashuri të re.
Por çka ndodhë? Kush është Misteri? Misteri është vet burri i saj. Misteri është i dyfisht sepse ai ka një pjesë të mistershme të dashurisë që nuk ia shprehë gruas por e shpreh me personin e dytë. Tomasi i cili luan rolin e avokatit është njeriu i cili i dëshiron gratë e martuara por përse? Sepse gruaja që dëshiron është e martuar. Kjo mund të jetë një psikologji…Mua më pëlqen qielli jo sepse ka oksigjen në të, jo për retë, jo për atmosferën por sepse ka ngjyrën e kaltër. Dhe një shërbëtore e cila është ende e skllavëruar por që kërkon një të dashur me çdokusht si Avokati. I vetmi çelës i lumturisë së saj është një i dashur pamarr parasysh se kush është ai.
Misteri zbulon tek vetja ndjenjat e tij për një grua tjetër, që fillon ta ndjejë lirinë në momentin kur i shkruan letër Konteshës.
Gruaja e tij dashurohet në Misterin(burrin e saj) dhe e lë burrin (misterin) Alberton për shkak se është duke dashuruar tek Misteri.
Një ngjarje e komplikuar mes ndjenjash dhe personazhe brenda për brenda personit.

Related Articles

Back to top button