Lajme

Komuna e Bujanocit institucionalisht e asiston dëbimin e rinisë së saj, për në shtetin gjerman

Në mungesë të vizionit dhe përgjegjësisë politike të udhëheqjes së komunës së Bujanocit të kryesuar nga kreu i PVD-së Shaip Kamberi, për t’u marrë me problemin e punësimit të të rinjve bujanocas, ky të fundit ka gjetur mënyrën më të lehtë për të përballuar presionin e të rinjve të cilët pas përfundimit të studimeve të tyre kërkojnë punësim, duke u gjetur punë në shtetin gjerman.

Për këtë gjë, opinioni i komunës së Bujanocit, ditë më parë ka qenë i paralajmëruar për takimin e Akademisë gjermane “Interperpersonnel” me të rinjtë e komunës së Bujanocit, i cili të premten e 20 shtatorit me fillim në ora 12:00, do të zbarkonte me stafin e saj në sallën e konferencave të shtëpisë së kulturës në Bujanoc.

I gjithë ky organizim u bë mes Akademisë në fjalë dhe komunës së Bujanocit, ku kjo e fundit u përkujdes për sigurimin e hapësirës, promovimin e takimit në mediat lokale të kontrolluara nga Shqip Kamberi, si dhe t’i sigurojë rininë bujanocase për në takim, e cila pas dorëzimit të dokumentacionit përkatës dhe intervistimit nga stafi i Akademisë gjermane “Interpersonnel”, do t’i nënshtrohet procesit të eksploatimit nga Akademia gjermane, e cila pastaj do t’ua stërshesë të rinjtë nga komuna e Bujanocit, kompanive dhe klinikave gjermane, pasi profesionet e preferuara ishin ato të: infermieri e përgjithshme, infermieri mami, infermieri e pediastrisë, radiologjisë etj.

Akademia gjermane duke u bazuar në parimet njerëzore dhe profesionale të vlerësimin e kuadrove të kualifikuara, ka paraparë që të rinjve nga komuna e Bujanocit, t’u sigurojë kurs falas për mësimin e gjuhës gjermane.

Mungesa e vendeve të punës dhe në anën tjetër nevoja për klasë punëtore të kualifikuar e shtetit gjerman, ka bërë që ky fenomen të marrë jehonë në Luginë të Preshevës.

Komuna e Bujanocit në këtë rast, në vend se të merret me zhvillimin e politikave zhvillimore, përmes të cilave do të hapte perspektivë të rinjve bujanocas që të parandalonte migrimin e tyre, ajo merret me organizimin e dëbimit e rinisë së kualikuar, në këtë rast në sferën e shëndetësisë, ndërkohë që këta të rinj do të mund të punësoheshin në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

Me siguri as që guxon t’i shkojë mendja Shaip Kamberit për këtë gjë, e lëre më për t’u afruar te Shtëpia e shëndetit në Bujanoc, kur dihet që në ambientet e saj mund t’a presë atë me “gulinov” djali i Stojança Arsiqit dhe drejtoresha serbe që vet matë, vet pret, e vet qepë.

Related Articles

Back to top button