Lajme

Komuna e Preshevës siguron falas abetaret për filloristët e komunës sonë (Foto)

Sot pata kënaqësinë të jem prezent në mesin e nxënësve të Shkollës Fillore: “Prof Ibrahim Kelmendi” në Preshevë

Pasi arritëm të sigurojmë shumë tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit tanë, në mesin e tyre është edhe Abetarja mbarëkombëtare.

Duke e konsideruar rëndësinë e madhe që ka ky libër për filloristët tanë, vendosëm që për këtë vit shkollor të gjithë filloristëve të Komunës sonë, t’ua sigurojmë Abetaren, si libër të parë në mësimin e shkronjave të alfabetit tonë.

Në kuadër të kësaj vizite, shfrytëzuam rastin t’i inspektojmë punimet nga afër që po realizohen në renovimin e plotë të objekteve të kësaj shkolle, projekt i fituar nga Zyra për zhvillim ekonomik pranë Administratës komunale në Preshevë.

Drejtorisë së re të shkollës i uruam sukses dhe i ofruam përkrahje në ngritjen e cilësisë së kushteve dhe procesit edukativo-arsimor, siç e meriton më së miri ky tempull i dijes, nga i cili do të edukohen e arsimohen gjeneratat e reja të komunës sonë.

Related Articles

Back to top button