Kurti: Ky është plani im për Luginën e Preshevës
Në prag të hapjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e parakoshme të 6 tetorit, liderët politikë kanë shtuar pjesëmarrjen në debate të shumta televizive.
Sonte në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini është lideri i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kandidat për kryeministër, transmeton gazeta online veriu.info.
Kurti është pyetur se cili është qëndrimin i tij për Luginën e Preshevës.
Sipas tij si kryeministër i vendit do të kërkoj reciprocitet në të drejta dhe do të bëjë strategji konkrete bashkë me liderët e Luginës.
“Unë do të kërkoj reciprocitet të të drejtave për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Unë nuk do të bëj si presidenti për t’i thirr politikanët e Luginës dhe t’i qes në konferenca për shtyp e pastaj t’ja bëjnë qaren vetes. Unë do t’i takojë liderët e Luginës për të bërë një strategji konkrete bashkë me ta. Si kryeministër do t’i dërgoj Serbisë letër me kërkesa konkrete si hapja e Universitetit në Preshevë, televizionin në Medvegjë” – tha Albin Kurti
Sipas Kurtit Vetëvendosje ka vullnetin, guximin dhe dijen që të tjerët nuk i kanë të gjitha së bashku.
Kurti në këtë debat është përballë analistëve Imer Mushkolaj, Luljeta Aliu, Astrit Gashi dhe Arben Ahmeti.
Kujtojmë që të mërkurën fillon edhe zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, fushatë kjo që do të zgjasë 10 ditë.