Kush kërkon t’i vërë zjarrin Preshevës? Opozita!?
Zjarr në Preshevë. I qëllimshëm.
Zjarr në deponin e qytetit. I qëllimshëm. Në pak çaste digjen shumë mbeturina dhe tymi kaplon të gjithë Preshevën, duke dëmtuar rëndë shëndetin e qytetarit.
Zjarr në fushat e Preshevës. I qëllimshëm.
Zjarr në një vend tjetër, po në Preshevë. I qëllimshëm.
Kush kërkon t’i vërë zjarrin Preshevës?
Kush janë zjarrvënësit?
E dijmë që opozita dëshiron që të përmbysë pushtetin aktual dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje ose të qeverisë ajo!
Nëse jeni të zotë, rrëzojeni, por mos digjni gjithë vendin, mos na helmoni!
Opozita pas çdo zjarri, akuzon pushtetin lokal se nuk mbron dot as deponinë, as pyjet, as rrugët.
Nuk mund të vini në pushtet, përmes zjarreve.
Me këto veprime po dëshmoni se edhe më herët keni vepruar kështu me të vetmin qëllim për të ardhur në pushtet.
Edhe një herë: nëse keni forcë, nëse keni mendje, nëse jeni të zotë, jo vetëm për të ndezur zjarre, ta rrëzoni pushtetin. Zjarret, nëse janë pjesë e juaja, ndaloni, siç i ndaluar fake profilat në Bujanoc!
Nuk ju kanë faj mbeturinat se jeni kaq mendjeshkurtër?
Nuk ju kanë faj fëmijët që i helmuat me tym!
Historia nuk përsëritet dy herë!