Mjeku sulmon pacientin në spitalin e Tetovës
Një rast i ri i sulmi ka ndodhur në Spitalin klinik të Tetovës. Por, kësaj radhe, sipas Sektorit të Punëve të brendshme të Tetovës, një mjek, ka sulmuar fizikisht një 67 vjeçar nga fshati Brvenicë. Fjala është për personin me iniciale B.S.
Sipas informatave të televizionit Alsat, rasti ka ndodhur në repartin e kirurgjisë, ditë më parë, rreth orës 17 e 30 minuta. Sipas deklaratës së 67 vjeçarit B.S nga fshati Bervenicë, sulmi fizik nga mjeku ka ndodhur gjatë kontrollit mjekësor që ka pasur tek mjeku, identiteti i të cilit nuk bëhet publik. Deri tek shamata, sipas informatave të Aslat, ka ardhur pasi mjeku kujdestar i repartit, ka vërejtur se pacienti i lartpërmendur ka biseduar me telefon me ton të lartë, pas çka, sipas deklaratës së pacientit dhënë organeve të rendit, edhe është goditur nga mjeku kujdestar.