Lajme

Nga sot, nëse nuk e keni ditur, nis VJESHTA..Po cka dini për ket stinë ?

Vjeshta në hemisferën veriore të Tokës fillon sot në orën 16 e 22 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë pranvera.

Në fillim të vjeshtës, Dielli në Prishtinë lindi në orën 6 e 23 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 18 e 32 minuta. Dita zgjat 12 orë e 9 minuta.

Meteorologët për ditën e parë të vjeshtës paralajmërojnë ditë me mëngjes të ftohtë e vranësira me erë të kohëpaskohshme. Temperatura minimale do të jetë 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 21 gradë Celsius.

Vjeshta do të zgjasë 91 ditë, deri më 21 dhjetor në orën 11 e 44 minuta, kur fillon dimri.

Related Articles

Back to top button