Lajme

Ora nuk ndryshon më, e konfirmon BE-ja

Ora nuk do të ndryshojë sërish dy herë në vit dhe kjo do të nisë nga tetori i këtij viti. Bashkimi Europian, përmes Komisioneres Europiane për Transportin, Violeta Bulc, ka njoftuar se ndryshimi i orës dy herë në vit, në të gjithë kontinentin do të ndalojë që nga tetori i vitit 2019.

Praktika e cila u përdor si një mjet për të ruajtur energjinë gjatë Luftërave Botërore, si dhe krizat e naftës të viteve 1970, u bë ligj në të gjithë bllokun në 1996. Të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë afat deri në prill të vitit tjetër për të vendosur nëse do të qëndrojnë përgjithmonë në zonën e kohës verore apo në zonën e dimrit.

Në Europë, siç dihet, shtetet i ndryshojnë skemat e tyre 60 minuta para të dielës së fundit të marsit, ndërsa në tetor ata i kthejnë akrepat 60 minuta pas. Sipas njoftimit të BE-së, të gjitha shtetet anëtare duhet të kenë të njëjtën zonë kohore dhe t’i japin zgjidhje praktikës së ndryshimit.

Related Articles

Back to top button