Pas intervenimit intensiv nga Moravica, si dhe kompanive vendore private, është arritur që të evitohet zjarri (Foto)

Të nderuar Qytetarë të Komunës së Preshevës!
Ju informojmë që pas intervenimit intensiv me të gjitha mjetet dhe kapacitetet e ndërmarrjes publike Moravica, si dhe kompanive vendore private, është arritur që të evitohet zjarri i vënë ditë më parë në deponinë ilegale të Komunës së Preshevës, nga persona akoma të pa identifikuar, për të cilët do të inicohet procedurë e hulumtimit nga organet kompetente.
Falë angazhimit të menjëhershëm të Shtabit për Situata të Jashtazkonshme dhe punës së palodhshme e profesionale të stafit të Komunës sonë, është arritur që në afat rekord të zhduken zjarret dhe në këtë mënyrë të parandalohet përhapja e zjarreve në pyjet përreth, duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha.
Falënderojmë të gjithë personat fizikë e juridik që kanë marrë pjesë në menaxhimin me sukses të kësaj situate të krijuar.
Gjithashtu, falënderojmë ndërmarrjen “Buduqnost” për kontributin e dhënë me makinerinë e tyre, për fikjen e zjarrit.
Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme do të përcjellë në mënyrë të vazhdueshme situatën në deponinë ilegale dhe do të marrë masat adekuate në zgjidhjen e këtij problemi.
Përndryshe, njoftojmë opinionin e gjerë që tanimë është hartuar projekt-dokumentacioni teknik për sanimin dhe rehabilitimin e kësaj deponie ilegale, me të cilin do të aplikohet në Ministrinë gjegjëse dhe organizatat donatore për realizimin e këtij projekti kaq jetik për Komunën tonë.
Ndërsa, si zgjidhje afatgjate të problemit të menaxhimit me mbeturinat në tërë territorin e Komunës sonë, do të jetë ndërtimi i transfer-stacionit, për të cilin poashtu është hartuar projekt-dokumentacioni teknik.