Lajme

PD: Pushteti lokal në Bujanoc po diskriminon në baza nacionale mjekët shqiptarë

Sipas të dhënave të publikuara nga Partia Demokratike në Bujanoc diskriminimi në baza nacionale përveç organeve shtetërore po ndodhë edhe nga pushteti lokal. Sipas PD-së Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc ka pranuar dy mjek nga nacionaliteti serb kurse edhe pse u paraqitën disa mjek shqiptarë nuk u pranuan transmeton Titulli.com..

Të dhënat e PD-së tregojnë se Shtëpia e Shëndetit me bartës pushtetin lokal në Bujanoc kanë pranuar dy mjek të rinj serb. “Diskriminimi në baza nacionale, përveç nga organet shtetërore po ndodhë edhe nga pushteti lokal. Edhe pse Shtëpia s Shëndetit është e themeluar nga Kuvendi Komunal dhe ende është në kompetenca të pushtetit lokal, mjekët shqiptarë nuk po mund të gjejnë një vend pune. Më datë 11.09.2019 Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc kishte shpallur konkursin për pranimin e dy mjekëve, edhe atë një me kohë të pacaktuar, kurse tjetrin me një kontratë 4 vjeçare. Edhe përkundër faktit që në këtë konkurs u paraqitën disa mjekë shqiptarë, drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në koordinim me bartësit e pushtetit lokal në Bujanoc pranoi në punë dy mjekë të nacionalitetit serb” – thuhet në të dhenat e PD-së.

Sipas të dhënave nga PD, slogani “Për shqiptarët” përfundimisht po tradhton shqiptarët.

“Me këtë rast, Partia Demokratike kundërshton ashpër një vendim të tillë, duke konsideruar si diskriminim ndaj kuadrove shqiptare, ndërsa pushtetin lokal e vlerëson si qyqar, të paguximshëm, të paaftë e të pa interesuar për t’i dalë në krahë mjekëve shqiptarë.

Ata që dikur rrahnin gjoksin duke vendosur vija të kuqe për Shtëpinë e Shëndetit dhe duke promovuar sloganin “Për shqiptarët” përfundimisht tradhëtuan shqiptarët, dhe i dhanë edhe një arsye më tepër të rinjëve shqiptarë për t’u larguar nga vendi. E drejta për të punuar është e drejtë thelbësore për të gjithë, andaj PD nuk bënë dallime në baza nacionale, por në të njëjtën kohë është e përkushtuar ta mbrojë interesin shqiptar. Ky degradim i kuadrove shqiptarë në Shtëpinë e Shëndetit është vetëm një vazhdimësi e politikës së mbrapsht të këtij pushteti, i cili mund t’i shërbejë kujtdo, por vetëm shqiptarëve jo” – deklarohet më tej.

PD sjell disa të dhëna për ambulantën Tërrnoc ku tani punon vetëm ndrrimin e parë dhe pa pediatër. “Ambulanta në Tërnoc punon vetëm në ndrrimin e parë, kurse tani ka mbetur edhe pa pediatër me rastin e penzionimit të mjekes pediatre. Gjithashtu vendbanimet tjera shqiptare si Bilaçi, Nesalca, Konçuli e Samolica kanë mbetur për një kohë të gjatë pa mjek.

Premtimet e tyre të shprehura gjatë emisioneve televizive se do të punësojnë çdo mjek shqiptar që i plotëson kushtet u panë edhe gjatë këtij konkursi, ku të gjithë mjekët shqiptarë i plotësuan kushet, por asnjëri prej tyre nuk u pranua. Kjo demagogji e pushtetit lokal do të marrë fund shumë shpejt. Ky pushtet po dëmton rëndë interesat e shqiptarëve. Këta njerëz nuk e meritojnë të qeverisin edhe më tej në Bujanoc” – sipas të dhënave të PD-së.

Related Articles

Back to top button