Persona të papërgjegjshëm qëllimisht i vënë zjarrin deponisë së qytetit, intervenohet menjëher për lokalizimin e zjarrit
Mblidhet Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme
Pas situatës së krijuar në deponin Przhar nga persona të papërgjegjshëm , të cilët kanë vënë zjarrin qëllimisht duke shkaktuar zjarre të mëdha në mbeturinat duke transmetuar ajr shumë të ndotur në tërë qytetin duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.
Gjatë ditës ndërmarrja publike Moravica ka tentuar me mjetetet e saja ta fikë zjarrin e krijuar por meqë ishte fjala për sipërfaqe të mëdha të zjarrit dhe nuk ka pas rezultat.
Pas takimit të Shtabit u vendos që gjatë natës do të ndërhyet me makineri të rëndë duke tentuar të fiket zjarri duke e mbuluar me dhe, meqë uji nuk dha efekt, ndërsa gjatë ditës së nesërme NP Moravica do të angazhoj ekipe kujdestare duke qenë në gjendje gadishmërie të ndërhyjë menjëherë.