Lajme

Presheva – ja kush e ka qeverisur këtë qytet nga viti 1952 e deri sot

Për herë të parë Komuna e Preshevës ka vendosur në ambientet e administratës kryetarët e Preshevës, 67 vjet më parë, është Baki Gashi ai që do të administrojë këtë qytet në cilësinë e kryetarit të Preshevës.

Nga ana e Kabinetit të Kryetarit të Komunës është bërë kërkimi në arkivin shtetëror në Vranjë evidenca e Kryetarëve të Komunës për periudhën e kaluar dhe në bazë të të dhënave të arkivit janë evidentuar Kryetarët që kanë udhëhequr me Komunën tonë nga viti 1952 e deri më sot 2019.

Fotografitë janë vendosur në hollin e Komunës në afërsi sallës së Kuvendit Komunal dhe Kabinetit të Kryetarit të Komunës.

Qytetarët e interesuar dhe familjarët e ish-Kryetarëve (tani të disave të ndjerë), mund të vizitojnë fotografitë dhe të njoftohen me ish Kryetarët e Komunës së Preshevës.

Presheva.AL sjell para jush periudhen dhe rendijten nga viti 1952 e deri me sot 2019.

Kryetarët e Preshevës ndër vite:
Baki Gashi 1952 – 1954
Jashar Sahiti 1954 – 1963
Stojadin Filipovic 1963 – 1967
Mehmet Jusufi 1967 – 1970
Hasan Hajrullahu 1970 – 1978
Abedin Selimi 1978 – 1982
Musa Sulejmani 1982 – 1982
Sami Qerimi 1982 – 1986
Stojadin Filipovic 1986 – 1989
Dragoljub Filipovic 1989 – 1992
Riza Halimi 1992 – 2005
Ragmi Mustafa 2005 – 2008
Nader Sadiku 2008 – 2009
Ragmi Mustafa 2009 – 2016
Shqiprim Arifi 2016 – 2017
Ardita Sinani 2017 – 2017
Shqiprim Arifi 2018 – vazhdon

/presheva.al/

Related Articles

Back to top button