Lajme

Promovohet libri “Hija e Fantazmës” i të ndjerit Agron Boriçi me rastin e akademisë përkujtimore (Foto)

Në ora 19:00, u promovua libri “Hija e Fantazmës” i të ndjerit Agron Boriçi me rastin e akademisë përkujtimore

Në amfiteatrin e bibliotekës së qytetit familjarët e regjisorit kanë organizuar akademi përkujtimore me rastin e përvjetorit të pestë të vdekjes së Agron Boriçit.

Përveç akademisë përkujtimore, në kuadër të këtij organizimi u bë edhe promovimi libri i tij i titulluar “Hija e Fantazmës”, libër të cilin i ndjeri e la në dorëshkrim.

Agron Boriçi u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare. Boriçi për katër dekada është marrë aktivisht me veprimtari skenike, si regjisor, skenarist dhe aktor. Ka inskenuar 30 drama të zhanreve të ndryshme , ka përgatitur 8 recitale skenike, 2 filma dokumentarë e ka shkruar mbi 50 skeçe humoristike.

Related Articles

Back to top button