Lajme

Shkollat fillore shqipe në Luginë për një dekadë kanë rënie për 5467 nxënës

Në shkollat fillore në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës për vitin 2018/2019 janë gjithsej 4437, shifra këto krahasuar me vitin 2008/2009 ka rënie të nxënëseve për – 47.06% ose në numra 3944 nxënës më pak për një dekadë shkruan Titulli.com.

Ndërsa krahasuar me vitin 2013/2014 ka rënie për shkollat fillore në Luginë të Preshevës për minus 25% apo 1523 nxënës më pak. Me pak fjalë nëse krahasojmë vitet 2008/2009 me vitin 2018/2019 i bie që në shkollë janë 5467 nxënës. Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc duke krahasuar vitet 2013/2014 me vitin 2018/2019 shkollë ka rënie prej minus 28% apo e thënë ndryshe 375 nxënës më pak.

Trendi nuk është që ka filluar tani i rënies së nxënësve në shkollat shqipe por është një problem që sa vjen e sa rritet. Kjo vlen edhe të theksohet se rënia e nxënësve janë edhe i ikjeve të familjeve nga Lugina e Preshevës drejt vendeve të Evropë, raporton Titulli.com.

Sipas të dhënave nga KKSH-sw që kemi, problemet e identifikuar në arsimin shqip të komunitetit shqiptarë në Luginë të Preshevës është edhe furnizimi me libra i bibliotekave, pastaj programe jo adekuate që nuk respektojnë nevojën për ta ruajtur dhe kultivuar identitetin, kulturën dhe traditën kombëtare shqiptare. Pastaj si problem tjetër shihet edhe mungesa e teksteve shkollore për punë. Problematike shihet zhvillimi i dygjuhësisë për pedagogët e ardhshëm.

Në komunën e Bujanocit janë 10 shkolla fillore dhe dy të mesme. Në komunën e Preshevës janë 6 shkolla fillore dhe dy të mesme. Kurse në komunën e Medvegjës janë 6 shkolla fillore dhe një shkollë e mesme.

Related Articles

Back to top button